METEOROLOGJIA


METEOROLOGJIA
✤ Shkenea që merret me studimin e atmosferës dhe të proceseve fizike që ndodhin në të. Vrojtimet e para meteorologjike në Shqipëri kanë filluar të kryhen nga fundi i viteve 70 të shek. XIX. Kishte vetëm pak pika vrojtimi, numri i elementeve të vrojtuara ishte i kufizuar, dhe vrojtimet bëheshin me ndërprerje. Pas Çlirimit u përtërinë vendmatjet, në të ciiat ishin ndërprerë vrojtimet dhe filloi zgjerimi gradual i rrjetit meteorologjik (shih), pajisja e tij me aparaturën e nevojshme si dhe vënia e vrojtimeve mbi baza e kriterc të shëndosha shkencore. Veç grumbullimit, kontrollit e përpunimit të të dhënave të vrojtimit filloi sistemimi dhe botimi i të dhënave në formën e buletineve meteorologjike (shih), u zgjeruan llojet e vrojtimeve duke nxjerrë në pah veçoritë klimatike të zonave të veçanta, sidomos për qëllime bujqësore. Janë bërë kërkime për të sqaruar kushtet klimatike të rajoneve të ndryshme të vendit dhe studime të plota meteorologjike, sidomos për M. bujqësore, për fizikën e atmosferës dhe për mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet.

(A. Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Meteorologjia


[cite]