MICOJI
✤ Fshat në rrethin e Pukës (VL), nga e djathta e rrugës automobilistike Fushë-Arrëz-Iballë. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Fushë-Arrëzit (shih). Dëshmohet si vendbanim që në shek. XVI me emrin Qytetja e Re e Dukagjinve në kalanë e M. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. M. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Micoji
[cite]