MIFOLI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (V), në bregun e majtë të Vjosës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Novoselës (shih), gjatë rrugës Vlorë-Fier. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shek. II -I p.e.r. Në mesjetë përmendet me emrin Stefana, si stacion ndërlidhës midis Apolonisë dhe Aulonës. Para Çlirimit tokat ishin prona të bejlerëve Vërlaci dhe më 1936 një ndërmarrje kapitaliste italiane mori me qira për 20 vjet një pjesë tokash. Gjatë luftës ANÇ banorët e kthyen M. në një vendkalim të sigurt për forcat partizane. Kolektivizimi i bujqësisë (përfundoi më 1955. Bën pjesë në KTL të Novoselës të krijuar më 1961. Ka drejtim kryesor pemëtarinë. M. ka shkollë 8-vjeçare të ciklit të ulët, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mifoli
[cite]