Milto Vako

shqiptar ortodoks Milto Vako (1930- ) dirigjenti i korit të Kishës Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë ka lindur në Pogradec më 30 mars 1930. Gjatë viteve 1953-1959 ka studiuar në Konservatorin Çajkovski të Moskës. Pas studimeve u emërua dirigjent i korit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në vitin 1975 Milto Vako arrestohet dhe dënohet nga diktatura komuniste me shtatë vjet burg. Pasi doli nga burgu u detyrua të punojë në punë të ndryshme. Me fitoren e demokracisë filloi mësimdhënien në Akademinë e Arteve. Tashmë Milto ka marrë titullin Profesor dhe është Artist i Merituar. Milto Vako ka themeluar korin e vajzave të Akademisë së Arteve dhe ka shumë vite që drejton korin e kishës së Ungjillëzimit në Tiranë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Intervistë me dirigjentin e mirënjohur, Artistin e Merituar Prof. Milto Vako, 55, 27 nëntor 2007, faqe 18-19.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]