MIMOZA
✤ (Acacia dealbata). Dru i kultivuar i fam^ljes bishtajore (Leguminosae), i lartë deri 8 rh, me gjethe dyfishpendore me nga 8-20 palë pendë, të eilat kanë nga 30-50 çifte gjethëzash vizake, me lule të verdha në kaptinëza rruzullore të vendosura në melthe. Lulëzon në janar-shkurt, bën fryt një bishtajë të shtypur që frytëzon në korrik-gusht. M. është me origjinë nga Australia, por e përhapur në Evropën J. Në Shqipëri rritet si dru zbukurues nëpër rrugë dhe parqe të zonës mesdhetare fushore. Shumëzohet me farë, me fidanë ose me copa kërcellore. Nga lulet e M. nxirret esencë, e cila përdoret në ind. e parfumerisë. Lëvorja e trungut që përmban tanin, përdoret për regjie. Druja e M. është e bardhë, përdoret për të përgatitur orendi zbukurimi e shtëpiake.
(J. V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mimoza
[cite]