MIRASI
✤ (Bozhigradi.) Fshat në rrethin e Korçës (JL), në luginën e Devollit të Sipërm, në rrëzë të malit të Moravës. Qendër e fshatit të bashkuar ku përfshihen edhe fshatrat: Çetë, Dardhë, Qytezë, Sinicë, Arrëzë, Nikolicë e Vidohovë, popullsia gjithsej 4760 banorë. Është qendër e koop. së bashkuar «Kufitari», sot KTL (1983). Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, i pemëve, i qepëve të bardha të njohura dhe rritja e lopëve. M. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mirasi


[cite]