MIRDITA
✤ (rrethi). Shtrihet në Shqipërinë V, në krahinën malore qendrore, në malësinë Pukë-Mirditë. Sipërfaqja 867,1 km!. Popullsia 45800. Përfshin: 3 qytete, Rrësheni qendër e rrethit, Rubiku dhe Kurbneshi, 61 fshatra të grupuara në 15 fshatra të bashkuara. Dendësia mesatare 52,8 banorë/km2, popullsia në qytet 14,6%, në fshat 85,4%. Rritja natyrore 2,36%.
Mbizotëron relievi malor e kodrinor. Zona më e lartë: Fani, ku gjenden lartësitë më të mëdha Munella (1991 m), Zeba (1987 m), malësia tjetër: Bjeshkët e Kushnenit, Bjeshkët e Oroshit, mali i Velës etj. Luginat kryesore: Fani i Vogël, Fani i Madh dhe Fani i Bashkuar. Lumenjtë: Fani me dy degët e tij, përroi i Dibrit, i Zmejës dhe i Urakës. Në vendin e bashkimit të dy Faneve relievi ulet e formon një gropë — Ndërfusha. Klima është mesdhetare, kodrinore e malore. Temp. mesatare
vjetore 13°, mesatarja e muajve më të ftohtë 2.8° dhe më të ngrohtë 21°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 1750 mm, pjesa më e madhe në stinën e dimrit e të vjeshtës. Erërat lokale karakteristike: murlani dhe era detare në J e JP. Pasuritë minerale: bakri e piriti (Kurbnesh, Spaç, Thirrë, Derven, Kaçinar, Perlat e Rubik). Tokat bujqësore janë kryesisht të kafenjta malore. Pyjet e dendur prej ahu e pishe dhe shkurret zënë 73.4% të sipërfaqes së përgjitshme, kullotat 5%. Burimet ujore nëntokësore kryesore janë: Gurra e Domgjonit, Bargjanës, Shutrisë, Oroshit dhe Uji i Bardhë (me vlera kurative).
Rr. i M. është rreth industrial-bujqësor i zhvilluar. Industria zë 83.2% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor, është zhvilluar me vrull në vitet e pushtetit popullor. Para Çlirimit ind. ishte shumë pak e zhvilluar, vetëm në Rubik shfrytëzohej bakri. Më 1950 prodhimi i ind. ishte rritur 22.7 herë kundrejt 1938, më 1960 33.3 herë. Më 1983 prodhimi është rritur 13.2 herë kundrejt v. 1960. Dega kryesore e industrisë është ind. e bakrit, që jep 89.3% të prodhimit industrial të rrethit (Rubik, Kurbnesh, Spaç, Reps). Në shkallë Republike Rr. i M. jep 45.7% të bakrit, 51.7% të koncentratit të bakrit dhe 23.8% të bakrit blister (1982). Është zhvilluar ind. e përpunimit të drurit, ind. ushqimore etj.
Bujqësia jep 16.8% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor. Ka 15 koop. të bashkuara, 1 NB. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1956, përfundoi më 1966. Toka e punueshme zë 7.6% të sipërfaqes së përgjithshme të rrethit, nga e cila 87.8% e zënë bimët e arave, 8.3% frutikultura dhe 3.9% vreshtat. Para Çlirimit ujiteshin vetëm 700 ha, sot ujiten 4150 ha, ka 7 ujëmbajtës me aftësi ujitëse 1420 ha si në Malaj, Prosek, Gëziq etj. Janë të mekanizuara 70% e plugimeve. Kulturat kryesore: misri (45% të sipërfaqes), gruri (43%), perimet dhe patatja. Më 1938 rendimenti mesatar ishte 7 kv/ha misër dhe 7 kv/ha grurë. Sot është 30.3 kv/ha misër dhe 20 kv/ha grurë. Në blegtori mbizotërojnë dhitë, rriten edhe delet e lopët. Rrugët kryesore: Rrëshen-Tiranë, Rrëshen-Fushë Arrëz, Rrëshen-Kurbnesh. Mirdita si krahinë etnografike vijon pjesërisht edhe përtej kufijve të rrethit, duke përfshirë diçka nga Lezha, Puka e Mati deri në 1. Mat. Përveç Oroshit, Spaçit e Kushnenit përfshin edhe Fanin, Dibrin, Kthellën, Selitën, Rranzën, Malësinë e Lezhës. Kuvendet popullore tradicionale të 12 bajrakëve bëheshin te Lisat e Shënpalit. Deri në shek. XVII quhej edhe Dukagjin, emri Mirditë nis të përmendet nga shek. XVI. Banorët merreshin me blegtori e bujqësi, por ishte krahinë shumë e varfër dhe e prapambetur. Ka tradita për punimin e metaleve, të gurit, drurit e enëve të baltës (Gojan), shajakut etj. Ishte i përmendur punimi i armëve në Orosh, i veglave bujqësore nga fanasit etj. Burrat mbanin tirq, xhamadan e dollamë, kurse gratë mbanin xhupetën, zhgunin, xhupin, gjoksoren, brezin me tufa prapa, në kokë mbanin shaminë e zezë. Vallet janë kryesisht të tipit dyshe, shoqëruar me çifteli, fyell dhe këngë. Tipi i banesës: kulla, shtëpia me çardak dhe jerevia me një hyrje. Para Çlirimit në Rr. e M. kishte vetëm 4 shkolla fillore. Sot ka 7 shkolla të mesme, 44 shkolla 8-vjeçare, 44 kopshte, 50 çerdhe. Janë ngritur muzeu historik dhe 18 muze e dhoma muze në fshat, 19 biblioteka. Zhvillojnë veprimtari 15 shtëpi kulture, 9 vatra kulture, 3 klube kulture, 4 kinema. Janë 43 grupe artistike në fshat dhe ansambli «Mirdita» në Rrëshen, grupi karakieristik i këngës mirditore, 35 ansamble folklorike. Më 1938 pothuajse nuk ekzistonte fare shërbimi mjekësor. Sot ka 4 spitale, 12 shtëpi lindjeje, 63 ambulanca, 18 klinka dentare, shumë njësi farmaceutike, 4 laboratorë klinikë dhe 1 laborator bakteriologjik etj. Rr. i M. ka rrjet të gjerë tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mirdita