MISKA PALI
✤ Një nga udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH nga Kongresi VII (1976), Hero i Punës Socialiste. Lindi në fshatin Bradvicë të rrethit të Korçës më 19.5.1931. U formua dhe u kaiit si revolucionar në fillim si punëtor e veprimtar shoqëror dhe pastaj si kuadër. Anëtar i PPSH në vitin 1851. Ka kryer Fakultetin e ekonomisë. Është caktuar në detyra të rëndësishme dhe me përgjegjësi partie e shteti, ku është dalluar për këmbëngulje dhe ndërgjegje të lartë. Drejtor i Ndërmarrjes së Sharrave në Fushë-Arrëz (1964), sekretar (1968) e pastaj sekretar i parë i KP të rrethit të Pukës (1969), ministër i Industrisë e Minierave (1975), kandidat i KQ të PPSH në Kongresin VI (1971) dhe anëtar i KQ të PPSH në Kongresin VII (1976), zëvendëskryeiar i KM të RPS të Shqipërisë (1976), Kryetar i Kuvendit Popullor (1982). U zgjodh sekretar i parë i KP të rrethit të Elbasanit (1982) dhe i rrethit të Fierit më 1983. Ka dhënë e jep ndihmesë të madhe për të zbatuar vijën e Partisë në ekonomi për ndërtiTnin e socializmit, ka luftuar me vendosmëri për mbrojtjen e vijës marksiste-leniniste të Partisë kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe gjithë armiqve të brendshëm e të jashtëm. Deputet në Kuvendin Popullor nga legjislatura e shtatë (1970).
(S.V.—M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Miska Pali
[cite]