MOLOSET
✤ Një nga tre fiset kryesore epirote, krahas kaonëve e tesprotëve, që shtrihej në qendër të Epirit antik. Që nga viti 470 p.e.r. burimet përmendin si mbret të tyre Admetin. Në fund të shek. V p.e.r. M. krijuan një mbretëri të fuqishme mbi baza federative të njohur me emrin Koinoni i molosëve, pasi arritën të fitonin epërsi mbi shumë prej fiseve të tjera epirote dhe lojtën rol kryesor midis tyre deri më 232, kur këto fise bashkohen me një organizim republikan me emrin Lidhja e Epirotëve. Nga mbretërit e parë më i dëgjuar ka qenë Tarypa (423-385 p.e.r.), gjatë sundimit të të cilit mbretëria molose filloi të projektojë planet për ta zgjeruar pushtetin e saj dhe për ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit politik e ushtarak. Ky proces u realizua në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.r me krijimin e Aleancës Epirote, që përfaqësonte edhe ajo një shtet federativ me karakter monarkik, por ku të gjithë pjesëmarrësit në pikëpamje kushtetuese kishin të drejta të barabarta. Fuqinë më të madhe shteti i Epirit e arriti në kohën e sundimit të Pirros (shih). Me krijimin e Lidhjes Epirote Republikane M. nuk mundën ta ruajnë më rëndësinë e tyre të mëparshme. Gjatë Luftës III maqedone-romake (172-168 p.e.r.) u radhitën me anën e mbretit maqedon, Perseut, kundër Romës. .Pas disfatës së tij, ata pësuan mizoritë e pashembulltp^ të legjioneve romake gjatë fushatës ndëshkuese^ë kryesuar nga konsulli romak Paul Emili më 167 P-e-r-

(F. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Moloset


[cite]