MONUMENTI I AGONOTETËVE


MONUMENTI I AGONOTETËVE
✤ Ndërtesë e shek. II. e.r. në qendër të Apolonisë (shih). Me sa duket, ka qenë selia e Këshillit të qytetit. Sipas mbishkrimit kushtues, u ngrit prej pretorit, agonotetit (drejtuesi i ceremonive e i garave) dhe kryepriftit të Apolonisë, për kujtim të të vëllait. Për përurimin e monumentit luftuan 25 çifte gladiatorësh. Përbëhet prej portikut dhe sallës-mëtrajtë patkoi, me një shkallare prej 10 rreshtash të veshur me mermer. Në ballë të monumentit vijojnë 6 kolona të tipit korintik që mbajnë pjesën e sipërme të zbukuruar pasur dhe frontonin e rrafshët. Balli i monumentit harmonizon mirë me ndërtimet e trashëguara nga shekujt e mëparshëm. Monumenti është restauruar më 1974.

(A. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Monumenti I Agonotetëve


[cite]