MONUMENTI I BAJRAM CURRIT


MONUMENTI I BAJRAM CURRIT
✤ Shtatore në sheshin qendror të qytetit Bajram Curri, përuruar më 1982, vepër e skulptorit Fuat Dushku. Mbi bazamentin e lartë prej guri (3,35 m) figura në bronz (5,15 m) e Heroit të Popullit, udhëheqësit të vegjëlisë dhe demokratit revolucionar Bajram Curri është paraqitur që rri mirë mbi këmbët e hapura të ngulura në tokë dhe me njërën dorë lëviz pushkën, me pëllëmbën e dorës tjetër të drejtuar poshtë si nga maja e një mali në luginë, bën një gjest të pushtetshëm, ndërsa qëndrimi dhe fytyra shprehin vendosmëri trimërore për idealet e popullit e të atdheut. E trajtuar në një plastikë dinamike, statuja ka silueta në lëvizje dhe shprehje energjie.

(K. Bu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Monumenti I Bajram Currit


[cite]