MULLETI
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (JL), në bregun e majtë të lumit Erzen. Dëshmohet si vendbanim i lashtë, me këtë emër njihet qysh në vitin 1443. Këtu Br. III S së bashku me batalionin «Dajti» në muajt korrik-gusht 1944 ka zhvilluar beteja të ashpra kundër forcave gjermano-balliste. Këshilli NÇ u ngrit në korrik 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1959. M. është qendër e fshatit të bashkuar dhe e koop. së bashkuar të Petrelës. Ka drejtim kryesor: prodhimin e drithërave. M. ka shkollë 8-vjeçare shtëpi kulture, ambulancë, njësi tregtare dhe komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mulleti


[cite]