MUNAZI
✤ Fshat në rrethin e Mirditës në V të Rubikut, nga e djathta e lumit Fan. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Reja e Zezë, Reja e Velës, Rrethi i Epërm, Vau i Shkjesës; popullsia gjithsej 2143 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në mesjetë (fortifikata në Kodërleqe). U çlirua në tetor 1944. M. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, vreshtarinë dhe bletarinë. M. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, ambulancë dhe njësi të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Munazi


[cite]