MURRLANI


MURRLANI
✤ (Bora). Erë, që zbret nga gjerësitë e mëdha gjeografike, e shkaktuar nga kontrasti termik midis detit e steresë. Fryn përgjithësisht gjatë stinës së dimrit, por edhe në muaj të tjerë të vitit. Ka drejtim mbizotërues L e V dhe për shkak të relievit, në disa vende mund të vrojtohet edhe si erë veriore. Ka shpejtësi të madhe, që mund të arrijë në 30-35m/sek. M. është erë e ftohtë dhe zakonisht shoqërohet me mot të kthjellët (M. antieiklonik). Në kushte të veçanta sinoptike mund të shoqërohet me mot të vranët, shira e dëborë (M. ciklonik). M. ndihet pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, por ka shpejtësi më të madhe dhe është më i theksuar në pjesën V e VL. Në J njihet me emrin murrë, kurse në V me emrin murran.

(A. Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Murrlani


[cite]