MUSHKA
✤ (Equus mullus-himus). Kafshë hibride që si rregull nuk pjell, e marrë nga kryqëzimi midis pelës dhe hamshorit gomar dhe më rrallë nga kryqëzimi i gomaricës me hamshorin kalë. Ka trup të vogël të lidhur mirë, të lartë 122-125 cm e peshë 200-230 kg (M. e vendit), gjymtyrë të drejta me thundra të forta, kokën me ngjyrë të murrme të errët, trupin alle të mbyllur. Është e përhapur sidomos në krahinat malore të vendit si kafshë ngarkese. Dallohet për forcën e saj, tërheq 1/4 më shumë se një kalë i njëllojtë dhe ka qëndresë të madhe.

(Dh. Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mushka


[cite]