Muskujt e trupit tonë
Muskujt janë të shpërndarë në të gjithë trupin e njeriut ndërmjet lëkurës dhe skeletit. Nëse eshtrat janë armatura që mban trupin tonë, muskujt i japin atij formën. Gati shumica e muskujve shtrihen nga një asht në tjetrin. Kështu që. kur një .muskul tkurret dhe rrjedhimisht gjatësia e tij zvogëlohet. nëse njëra nga kockat qëndron e palëvizur, kocka tjetër detyrohet të lëvizë. Të gjithë muskujt kanë dy skaje. njëri nga skajet që kapet në njërën kockë, quhet skaji i origjinës, ndërsa skaji që mbërthehet në kockën tjetër quhet skaji i kapjes. Në shumicën e rasteve muskujt kapen fort pas eshtrave me anën e disa indeve të forta që quhen tendina. Një tendinë e fuqishme që dallohet lehtë e që quhet tendina e Akilit, lidh pulpën e këmbës me thembrën.
Numërimi i muskujve të trupit të njeriut ka dhënë këto përfundime: 347 muskuj çift dhe 2 muskuj tek; këtij numri duhet t!i shtojmë edhe 47 muskuj çift dhe 2 muskuj tek të organeve të brendshme. Sipas këtij numërimi, trupi i njeriut ka gjithsej rreth 792 muskuj. Grupet kryesore të muskujve të trupit të njeriut janë: muskujt e fytyrës, që quhen dhe muskujt e mimikës, të cilët përbëhen nga muskujt rrethor të syrit, nga muskujt e hundës, nga muskujt rrethorë të gojës etj.; muskujt e qafës, që janë shumë të rëndësishëm e që kryejnë gjithë lëvizjet e kokës; muskujt e kraharorit dhe muskujt e drejtë e të pjerrët të harkut; muskujt e gjerë të shpinës dhe muskujt e ndenjes; muskujt e fuqishëm të shpatullës, të krahut e të parakrahut; muskujt e përparmë e të prapmë të kofshës, që janë ndër muskujt më të mëdhenj të trupit tonë; muskujt e përparmë të kërcirit dhe muskujt e pulpës e shumë të tjerë.