NËNGJUHËZA

Në fundin e gojës ndodhet një ind kërcor që quhet nëngjuhëz ose epiglotë. Nëngjuhëza kryen një detyrë shumë delikate: kur ne kapërdijmë një kafshatë ushqimi, ajo mbyll laringun. Me këtë mënyrë nëngjuhëza nuk lejon që asnjë thërrime ushqimi të kalojë në laring.

Ndonjëherë nuk bashkërendohet mirë veprimi i kapërdimjes me atë të nëngjuhëzës dhe ndodh që ndonjë thërrime ushqimi të kalojë në laring. Këtë dukuri populli e quan “i shkoi kafshata shtrembër”. Ne gati sa nuk mbytemi. Mushkëritë fillojnë të nxjerrin me vrull të madh ajrin, me qëllim që të flakin përjashta thërrimen ushqimore. Kjo është kollitja. Në këtë rast kollitja është e papërmbajtshme, e pakontrolluar dhe ndodh pa vullnetin tonë.

Trupi — Ynë

[cite]