(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Nga gr. “museum”, muze. Në krye të herës kishte kuptimin e një shkolle helene të periudhës së paleokrishtërimit, që vazhdoi të ekzistonte deri në periudhën e reformës arsimore të Justinianit. Në këto shkolla formimi i nxënësve bëhej mbi bazat e dijeve klasike të antikitetit. Modeli më i plotë i kësaj shkolle është Akademia e Athinës. Në terminologjinë zyrtare perandorake ato quheshin “muzeume“, për shkak të konservatorizmit. Më vonë muze u quajtën institucionet që mbledhin, ruajnë dhe paraqesin reliktet dhe dëshmi materiale të periudhave të kapërcyera.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]