Nëntë sistemet e organizmit tonë

Nëntë sistemet e organizmit tonë

Cili është mjeti që e lejon automobilin të ecë me shpejtësi e të ndjekë me përpikmëri drejtimin e dëshiruar? Ju do të thoni timoni. Në të vërtetë nuk është vetëm timoni, por një sërë pjesësh e detalesh të bashkuara ndërmjet tyre, që formojnë atë që quhet sistem i drejtimit. Automobili, për të funksionuar në rregull, ka disa sisteme, që janë: sistemi i transmisionit, sistemi i ushqimit, sistemi i drejtimit etj.

Trupi i njeriut, për të kryer lëvizjet e veprimet e tij të mrekullueshme, është i përbërë nga nëntë sisteme që janë:

— sistemi i eshtrave;
— sistemi muskulor;
— sistemi ose aparati tretës;
— sistemi ose aparati i frymëmarrjes;
— sistemi i qarkullimit të gjakut;
— sistemi limfatik;
— sistemi endokrin ose gjëndror;
— sistemi i riprodhimit;
— sistemi nervor.

Trupi — Ynë

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Nëntë sistemet e organizmit tonë," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/n%c3%abnt%c3%ab-sistemet-e-organizmit-ton%c3%ab.