NËNTORI


NËNTORI
✤ (1954). Revistë e përmuajshme letrare, artistike, shoqërore dhe politike, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Botohet që prej v. 1954. Vendin kryesor në revistë e zë letërsia e sotme shqiptare. Boton edhe reportazhe mbi punën ndërtimtare, tiparet e reja në jetë dhe në ndërgjegjen e njerëzve etj. Rëndësi të veçantë i kushton kritikës dhe bibliografisë. Boton artikuj për probleme të zhvillimit të sotëm të arteve dhe të letërsisë së realizmit socialist, krijimtarisë së përfaqësuesve . të tyre më të shquar, veprave të veçanta. Herë pas here revista organizon diskutime për çështje të rëndësishme të letërsisë dhe të arteve, biseda me shkrimtarë për probleme të caktuara krijuese etj. Vëmendje të veçantë i kushton mbrojtjes së realizmit socialist dhe demaskimit të artit borgjez reaksionar dhe revizionist. N. i njeh herë pas here lexuesit edhe me krijimtarinë e shkrimtarëve dhe të kritikëve kosovarë. Në faqet e revistës botohen edhe vepra të shkrimtarëve përparimtarë të huaj të së kaluarës dhe të sotëm. Në faqet e saj pasqyrohet vepi-imtaria e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve dhe të degëve të saj në rrethe. (D.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nëntori


[cite]