NDËRMARRJA BUJQËSORE 29 NËNTQRI LUSHNJË


NDËRMARRJA BUJQËSORE 29 NËNTQRI LUSHNJË
✤ U krijua më 29 nëntor 1944, me pak toka të ish-shkollës bujqësore. Zgjerimi i saj filloi më 1947 dhe përfundoi më 1964 me përvetësimin e rreth 9500 ha tokë nga bonifikimi i kënetës së Tërbufit. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë: drithërat e bukës, bimët industriale dhe gjedhi për qumësht e mish. Është një nga ndërmarrjet më të mëdha të vendit dhe është bërë qendër për përhapjen e përvojës së përparuar për zhvillimin intensiv të bujqësisë. Më 1982 rendimenti në drithërat e bukës u rrit rreth 6 herë kundrejt v. 1960, ndërsa në misër 90 kv/ha. Në pambuk rendimenti më 1982 ishte rreth 3 herë më i lartë se më 1960. Nga lopët më 1982 në disa njësi janë marrë 5000 lit. qumësht për kokë, ndërsa mjelëse të dalluara kanë arritur mbi 6000 lit. dhe 7000 lit. për kokë.

(Ko.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja Bujqësore 29 Nëntqri Lushnjë


[cite]