NDËRMËNASI
✤ Fshat në rrethin e Fierit (P), afër detit Adriatik. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Agimi (shih). Në P të N. janë rrënojat e një skele detare të Pirgut, sot monument kulture, që i përket shek.XII. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në shkurt 1957, më 1972 u përfshi në KTL të Agimit. Janë përfituar toka nga tharja e kënetës së Karavastasë dhe vijon puna për shkripëzimin e tokave të reja. N. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare. Ka rezervat për fazanë dhe mbrohet pisha e njohur me emrin Vgjeri i Minos.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndërmënasi
[cite]