NDOJA FRANO
✤ (1887-1923). Kompozitor dhe drejtues muzike. Rrobaqepës me profesion, punoi edhe si mësues muzike në Shkollën normale të Shkodrës. Veprimtaria e F.N. është e lidhur kryesisht me orkestrën frymore të ngritur më 1898, që ai e drejtoi deri në fund të jetës. Më 1922 ngriti dhe drejtoi orkestrën e parë frymore të ushtrisë shqiptare. Ka krijuar kryesisht këngë, u bë e njohur veçanërisht «Kënga e Kostitueionit». Ka përpunuar dhe aranzhuar për orkestër frymore shumë këngë popullore qytetare-mass^të cilave «Vaj si kenka ba dynjaja», «0 ti det». E tij është skica orkestrale «Fillimi i ahengut», si dhe marshi «Gjama e Tomorit*.
(S.Ka.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ndoja Frano
[cite]