Ndrydhja
Kur anët e kockave të një nyjëtimi, për shkak të një tërheqjeje të fuqishme, largohen nga vendndodhja e tyre normale, kemi atë dëmtim që quhet ndrydhje. Ndrydhja shoqërohet me dhimbje të forta nga tërheqja e dejeve dhe nga dëmtimi i qeses së nyjëtimit. Te ndrydhjet humbet raporti i rregullt ndërmjet kockave dhe nyjëtimi nuk funksionon.
Ndodh që pas një ndrydhjeje, kockat e shkëputura të kthehen në vendin e tyre vetvetiu. Në rast të kundërt, për t’i sjellë ato përsëri në vendndodhjen e rregullt, është e nevojshme ndërhyrja e një mjeku ortoped. Zakonisht ndrydhjet shërohen shpejt dhe nuk lënë pasoja.
[cite]