NERVAT E KOKËS

Nga truri dalin 12 tufa nervore, ose më saktë 12 çifte, sepse çdo degë e një çifti drejtohet nga një anë e organizmit. Këto janë nervat më të rëndësishme të trupit të njeriut, meqë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me trurin dhe për shkak se na informojnë pa ndërprerje për atë që ndodh jashtë organizmit tonë dhe brenda tij. Nervat e kokës emërtohen sipas funksionit që kryejnë. Ato janë:
Nervi I — nervi i nuhatjes,.
Nervi II — nervi i të parit (optik).
Nervi III — nervi lëvizor i syrit (okulomotor).
Nervi IV — nervi troklear, që kontrollon muskulin-e tërthortë të syrit.
Nervi V — nervi trigeminus.
Nervi VI — nervi alducent, që komandon muskulin anësor të syrit.
Nervi VII — nervi i fytyrës.
Nervi VIII — nervi i dëgjimit dhe i ekuilibrit.
Nervi IX — nervi i gjuhës dhe i faringut.
Nervi X — nervi endacak (vagus).
Nervi XI — nervi lëvizor i kokës.
Nervi XII — nervi i gjuhës.
Nga funksioni që kryejnë është e lehtë të gjykojmë për rëndësinë që kanë nervat e kokës, të cilët na shërbejnë në çdo çast.

Trupi — Ynë

[cite]