NEMATODAT E BIMËVE BUJQËSORE


NEMATODAT E BIMËVE BUJQËSORE
✤ (Nematodes). Organizma të vogla në trajtë krimbash të rrumbullakët që shkaktojnë sëmundje të bimëve dhe dëmtojnë kryesisht kulturat e mbjella në serra rrënjën, kërcellin, gjethet, lulen dhe farën. Gjenden të përhapura në tokë, në ujë etj. dhe jetojnë si saprofitë, parazitë të njerëzve, të kafshëve dhe të bimëve. N. kanë madhësi 0.5-5 mm, nuk kanë këmbë, mbulohen me një kutikulë shumë të qëndrueshme ndaj faktorëve të mjedisit, kanë shumim të lartë dhe ruhen në tokë për më shumë se 5-10 vjet dhe në disa raste deri në 30 vjet. Ushqehen në brendësi ose në sipërfaqe të indeve bimore duke i shpuar, dhe lëshojnë helm dhe fermente që dëmtojnë organet e prekura. Në Shqipëri janë studiuar dhe përcaktuar disa specie dhe gjini të rrezikshme për bimët. N. përhapin ,edhe shumë sëmundje virusale, kërpudhore dhe bakteriale. Luftimi i tyre kryhet duke përdorur helme të quajtura nematocide (mbytëse të nematodave) ose avull të nxehtë.

(T.Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nematodat E Bimëve Bujqësore


[cite]