NGA FUNDI I DETEVE GJER TE RETË

NGA FUNDI I DETEVE GJER TE RETË

Në historinë e Tokës ndeshen periudha të gjata qetësie dhe periudha të shkurtra trazirash. Gjatë një periudhe të caktuar forcat nëntokësore veprojnë fuqishëm në një zonë, pastaj qetësohen. Për disa miliona vjet janë zhvilluar lëvizje të rëndësishme që kanë përfunduar me çarje dhe, veç kësaj, mund të jetë zhvilluar edhe një aktivitet i madh sizmik dhe vullkanik. Pastaj, me sa duket, forcat nëntokësore u qetësuan, Gjeologët janë të mendimit që periudha në të cilën njeriu u bë zot i planetit, ishte një nga periudhat më të qeta, një periudhë gërryerjesh me çarjesh të tokës, me lëvizje dhe ngritje të pakta. Periudhat e lëvizjeve janë ndofta ato periudha, gjatë të cilave korja e planetit rifiton ekuilibrin pas një periudhe të gjatë gërryerjesh. Dhe pikërisht gjatë periudhash të tilla e kanë patur zanafillën vargjet e maleve.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]