NIMFETË


NIMFETË
✤ Tempuj të lashtësisë, që u kushtoheshin perëndeshave të ujërave-nimfave e më pas ndërtime pranë burimeve, zakonisht me kamare për shtatore, me kolona etj. Më i vjetri në Shqipëri është N. i Apolonisë. Përbëhet prej një muri pendë për grumbullimin e ujit nga 6 kanale dhe dy basenet e kullimit dhe e marrjes së ujit. Para tyre ndodhet një portik me 7 kolona dorike. Ka tipare të thjeshta e harmonike. Ndër N. e shek. të parë të e.r. shquhen ata të Butrintit. Këtu N. pranë Portës me kulla përbëhet prej rezervuarit të ujit, ballit gjysmërrethor me tre karnare për shtatoret e mermerta të hyjnive dhe basenit. N. ka qenë i veshur me mermer shumëngjyrësh.

(A.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nimfetë


[cite]