NINATI
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (JL), në bregun e rnajtë të 1. Pavlla. Është në varësi administrative të qytetit të Konispolit. N. është vendlindja e patriotit dhe e dijetarit të shquar shqiptar Hasan Tahsinit (shih), shtëpia e të cilit, e rindërtuar, është kthyer në shtëpi-muze. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1942. Koop. bujqësore u formua më 1956, kurse më 1957 u përfshi në koop. e bashkuar të Konispolit (shih). Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës, pemëtaria, ullinjtë dhe sidomos blegtoria. N. ka .shkollë të ciklit të ulët, qendër shëndetësore, vatër kulture, grup polifonik për këngën çame, pikat e shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ninati
[cite]