NORMIMI I PUNËS
✤ Element i domosdoshëm i sistemit të pagave dhe i organizimit socialist të punës, që shërben për matjen e punës, të kontributit vetjak të çdo punonjësi në procesin e prodhimit dhe në shpërblimin e tij. N. i P, përdoret për të caktuar me plan shpenzimet e domosdoshme të kohës që duhet për prodhimin e një produkti të caktuar ose për kryerjen e punimeve në njësi kohe të caktuar. N. i P. përdoret gjithashtu si bazë për analizën dhe planifikimin e rendimentit të punës, të numrit të punëtorëve e të makinave. Sipas metodës së llogaritjes normat mund të jenë: eksperimentale, statistikore dhe teknike. Normat eksperimentale janë norma në provë, që vendosen për një kohë të shkurtër dhe kryesisht për produkte ose procese të reja pune. Normat statistikore vendosen mbi hazën e studimit e të përgjithësimit të të dhënave statistikore e të përvojës së përparuar. Normat teknike janë shkalla më e lartë e normimit të punës, ato vendosen mbi bazën e studimit e të llogaritjeve analitike tekniko-ekonomike. Normimi teknik i punës është një nga drejtimet e rritjes së rendimentit të punës.
(V. Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Normimi I Punës
[cite]