NURI FARUDIN


NURI FARUDIN
✤ (1914-1984). Inxhinier hidroteknik. Lindi në Lushnjë, shkollën • e mesme dhe të lartë i kreu në Korçë dhe në Francë (Paris). Me kthimin në atdhe (1940) punoi si inxhinier projektues e zbatues dhe pas Çlirimit ka punuar në Ministrinë e Ndërtimit, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në ISPVKU. U shqua që në fillim në projektimin e veprave të para të bonifikimit, të ujitjes dhe të digave. Ndër veprat e projektuara prej tij përmenden: bonifikimi i Tërbufit, i Mursisë, kanali Vjosë-Levan-Fier, diga e Beratit në Osum, diga e Vlashukut, e Çengelajt etj. Puna e tij projektuese dallohet për zgjidhjet tekniko-ekonomike të leverdisshme dhe arritje tekniko-shkencore në fushën e hidroteknikës.

(J.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nuri Farudin


[cite]