OGKENI
✤ Fshat malor në rrethin e Përmetit (VL), në JL të malësisë së Dangëllisë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gostivisht dhe Ogren-Kostreci; çopullsia gjithsej 611 banorë. O. është qendër banimi e vjetër. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. O. është qendër e koop. së bashkuar *Lefter Lasha». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës e rritjen e bagëtive të imëta. Ka shkollë S-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ogkeni


[cite]