Olaf Haroldson
Olaf Haroldson (995-1030) ka lindur në vitin 995 në juglindje të Norvegjisë. Që në moshë të re ai shërbeu si viking në Britani dhe në Normandi, ku u njoh me besimin e krisherë dhe u pagëzua. Pas vitit 1015 u kthye për të pretenduar fronin e Norvegjisë. Me vete mori mjaft episkopë anglezë me qëllim që të bënte krishterimin e norvegjezëve. Shën Olafi siguroi një bazë të qëndrueshme të besimit të krishterë me ndërtimin e kishave dhe orgazimin e klerit. Gjithë jetën e tij ia kushtoi krishterimit, derisa u martirizua më 29 korrik 1030 në qytetin e Stikleshtatit. Ky shenjtor nderohet me repekt të veçantë në vendet nordike. Në përkujtim të tij janë ngritur rreth 340 kisha e kapela dhe konkretisht në Norvegji ekzistojnë 52 të tilla, në Suedi 75 etj.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)