Origeni Origen-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Një figurë e njohur e teologjisë së krishterë. Jetoi në vitet 185-254. Ishte gjurmues i shkrimeve biblike. Vlerësohet si themelues i traditës së kërkimit të dorëshkrimeve ungjillore. Vizitoi, ndër të tjera, Nikopojën (Artën), ku gjeti një version të Dhjatës së Re, të panjohur më parë. Ai i kërkonte dorëshkrimet ungjillore “në gjithfarë vendesh të fshehta, të lashta, dhe i nxirrte në dritë; kur kishte dyshim për autorësinë e tyre, bënte një shënim se këtë përkthim e kishte gjetur /bie fjala / në Nikopojë afër Aktit, kurse një tjetër në një vend tjetër”, sipas Shën Jeronimit (Edwin Jasques, “Shqiptarët”, 1995, f. 162 e botimit shqip). Bie në sy fakti se Origeni gjeti një dorëshkrim të panjohur ungjillor qysh në shekullin e 2-të deri në atë të 3-të në një qytet që bënte pjesë në Illyricum, si Nikopoja.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]