Oshënarë

(greqisht: Όσιοι) Oshënarë quhen ata shenjtorë të cilët braktisën botën dhe iu përkushtuan Krishtit me gjithçka kishin, jetuan sipas Tij dhe fjetën në paqe. Këta janë murgjit, asketët, eremitët, duke jetuar disa nëpër manastire e disa të tjerë nëpër shpella të veçuara. Murgjit janë vija e parë e kishës dhe nga ata e kanë burimin udhëheqësit e saj. Shenjtorët e Kishës sonë të prejardhur nga kjo shtresë janë të shumtë. Oshënarët janë mjaft në numër dhe quhen Hyjprurës. Përmendim disa prej tyre: 1- Andoni i Madh, 17 janar. 2- Oshënar Theodhosi Kinoviarku, 11 janar. 3-Oshënar Sava i Shenjtëruari, 5 dhjetor. 4- Oshënar Naumi i Ndriçuari 23 dhjetor etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]