PËRFAQËSIA KONSULLORE
✤ Organ shtetëror i RPSSH jashtë shtetit. Zakonisht krijohet në porte të mëdha, qendra të rëndësishme ekonomike e industriale etj. Detyrat e përfaqësuesve konsullorë, siç përcaktohen në Konventën e Vjenës të 24 prillit 1963 «Për marrëdhëniet konsullore», kanë të bëjnë zakonisht me kujdesin për zhvillimin e shkëmbimeve tregtare, mbikëqyrjen e anijeve që iundrojnë me flamurin e shtetit të vet, mbrojtjen e interesave të shtetasve të shtetit të vet, kryerjen e funksioneve administrative e noteriale etj. Për kryerjen e detyrave të tyre konsujt gëzojnë imunitetin konsullor, sipas të cilit konsiderohen të paprekshëm vetë konsulli, godina e konsullatës, arkivi, dokumentet dhe korrespondenca zyrtare e tyre. Aktualisht vendi ynë ka një përfaqësi konsullore jashtë, konsullata në Stamboll të Turqisë, kurse në vendin tonë nuk ka përfaqësi konsullore të shteteve të tjera. Si rregull detyrat konsullore kryhen nëpërmjet seksioneve konsullore që funksionojnë e veprojnë në përbërje të përfaqësive diplomatike.
(K.Kr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Përfaqësia Konsullore
[cite]