PAEQET AUTOMOBILISTIKE
✤ Qendra për shfrytëzimin dhe riparimin e mjeteve të transportit automobilistik. U ngritën pas Çlirimit. Fillimisht u bë organizimi ushtarak i P.A. dhe automjetet u përqendruan në dy batalione automjetesh, me qendër në Tiranë dhe në Durrës. Pas shtetëzimit të mjeteve të transportit automobilistik në 1945 u krijua ATASH (shih), e cila organizoi zyrat e transportit automobilistik në shumë qytete të vendit. Planifikimi dhe shfrytëzimi sa më racional i mjeteve të transportit diktuan përqendrimin e automjeteve në ndërmarrje të organizuara, me mundësi drejtimi e manovrimi sipas nevojave në rritje të ekonomisë. Për këtë qëllim u. krijuan më 1947 P. A. në varësi të Ministrisë së Komunikacioneve dhe të ministrive të tjera, duke marrë parasysh shpërndarjen e forcave prodhuese, lëvizjen sa më racionale të mallrave, strukturën e mjeteve të transportit dhe kushtet e terrenit. P.A. u ngritën në disa qytete kryesore si në Tiranë, Durrës, Korçë, Sarandë, Vlorë e më vonë në gjithë vendin. Sot ka 41 P. A„ krahas qindra sektorëve të transportit pranë ndërmarrjeve e institucioneve të ndryshme. Në të ardhmen synohet që çdo rreth të ketë P. A. të vetin, ku të përqendrohen shkallë-shkallë mjetet e transportit automobilistik të ndërmarrjeve të ndryshme.
(Q-K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Paeqet Automobilistike
[cite]