PAMBUKU
✤ (Gossypium L.). Bimë barishtore njëvjeçare e familjes mëllagore (Malvaceae), me rrënjë boshtore konike që hyn 1.5-2 m thellë, me kërcell 60-100 cm, me gjethe vezake si zemër të çara, me dhëmbë heshtorë të mprehtë me 3-5-7 vriguj, me lule me petla të mëdha të verdha. Lulëzon në korrik-tetor, bën fryte kapsulë një boçe të rrumbullakët me 15-30 fara të mbuluara me fije të holia të bardha. Njihen disa lloje P. Llojet G.hirsutum dhe G. barbadense janë më të mira e më të përhapura, kanë fije me gjatësi 30-60 mm. P. është nie prejardhje nga zonat tropikale të Amerikës dhe Azisë së Largët, në Shqipëri mbillet kryesisht në Lushnjë, Berat, Fier etj. P. kërkon klimë të ngrohtë dhe temp. minimale të mbirjes rreth 12°C. Farat e P. kanë 18-27% vaj, bërsitë me 40-43% proteina përdoren si ushqim për blegtorinë dhe nga kërcenjtë nxirret tanin. Fijet e P. të vendit kanë gjatësi të mesme (29-34 mm), hollësi normale (rreth 6000), fortësi absolute deri në këputje 4.2-3.4 g/den zgjatjet relative 36-40%, lagështi 8%. Përpunimi i P. çeltik ka filluar që në vitet 1950 në fabrikën e zhveshjes së pambukut në Fier e Rrogozhinë. Nga kultivarët e P. tonë merret 35-36% P. i zhveshur i pastër. Sipërfaqja e mbjellë me P. në v. 1983 ishte 17.500 ha, kundrejt 300 ha që mbilleshin me këtë bimë më 1938. P. është ende lënda e parë bazë e ind. tekstile (shih) të vendit
(N.Ç—T.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pambuku
[cite]