Pandokratori

Pandokratori Pandokrator-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Krishti ~ . Epinom i njohur i Jezu Krishtit. Vjen nga greqishtja dhe ka kuptimin “i gjithëfuqishëm”. Krishti pandokrator (transliterimi i përpiktë prej greqishtes është “pantokrator”) paraqitet në miniatura dhe ikonografi në një portret ballor, me librin e shenjtë në dorën e majtë dhe me dorën e djathtë të ngritur deri afër supit. Krishti pandokrator i paraqitet besimtarit me një shenjë karakteristike, duke bashkuar në formë rrethore gishtin e madh me gishtin e parafundmë, ndërsa gishtat e tjerë janë të zgjatur drejt. Kjo është shenjë tipike e Krishtit, duke përfshirë edhe miniaturat që e paraqesin fëmijë, si dhe ato ku Krishti është në përfytyrimin e gjykatësit. Me këtë shenjë del edhe Shën Gjon Pagëzori. Ka dhe një manastir me të njëjtin emër në Kostandinopojë.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]