PANO STEFAN


PANO STEFAN
✤ (1894-1944). Dermatolog i dalluar. Lindi në Himarë, studimet universitare për mjekësi i kreu në Athinë. Në 1921-1928 punoi si mjek i hashkisë në qytetin e Tiranës, më 1929-1930 u specializua për dermatologji në Paris. Kur u kthye në atdhe u calitua mjek dermatolog në spitalin ushtarak. Nga v. 1932 punoi si shef i shërbimit të dermatologjisë në spitalin e përgjithshëm civil. Përgatiti referime . me nivel të mirë për sëmundjet e lëkurës dhe veneriane, të ilustruara me . raste klinike. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste nuk pranoi të hynte në partinë fashiste, prandaj e shkarkuan nga detyra si shef i shërbimit. U vra nga pushtuesit dhe tradhtarët gjatë masakrave të 4 shkurtit 1944.

(M.Na.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pano Stefan


[cite]