PARASPORI
✤ Pjesë e tokës së një pronieje (shih), që varej drejtpërdrejt nga vetë pronari, ndryshe nga toka që punonin bujqit, e cila ndonëse nuk ishte më pronë e lirë, quhej bashtinë (shih). Bujqit e bashtinës ishin të detyruar të punonin, të mbillnin e të vilnin P. e proniarit. Në shek. XIV P. ishin ende mjaft të gjera. Këtë e dëshmon rasti i fshatit Dajç në rrethin e Shkodrës, pronari i të cilit kishte 14 ara. Në P. fshatarët duhej, siç thuhet në një dokument të kohës, «të lëronin, të mbillnin e të punonin». P. qëndroi deri në pushtimin osman, kur me vendosjen e pronësisë feudale-ushtarake mbi tokën, të gjitha tokat e punueshme u shpallën pronë mirie (shtetërore).
(K. X.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Paraspori
[cite]