PARIKU
✤ (Paroikos). Gjatë periudhës së feudalizmit (shek. IX-XIV) kategori kryesore e popullsisë fshatare të varur. P. ishin të varur së pari prej shtetit bizantin, të cilit i jepnin detyrime në natyrë, të holla dhe shërbime (renta qendrore). Me zhvillimin e marrëdhënieve feudale, pjesa më e madhe e rentës që nxirrej nga fshatarët, u shkonte feudalëve të veçantë, përveç taksës së tokës që i përkiste shtetit. P. kishin ekonominë e tyre, punonin me mjetet e veta ngastrat që mbanin nga feudali ose entet fetare e për të cilët u jepnin këtyre detyrimet. Në shumicën e rasteve këto detyrime arrinin një kuotë më të lartë se një të dhjetën e prodhimit. Për të hdaluar mosdhënien e detyrimeve, shteti mori masa për t’i regjistruar P. bashkë me tokën dhe për të ndalur largimin e tyre.
(K.Ro)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pariku
[cite]