PARLAMENTI
✤ Organi më i lartë ligjvënës i shtetit shqiptar para Çlirimit, i cili në periudha të ndryshme, ka qenë i përbërë nga një ose dy dhoma: dboma e ulët dhe dhoma e lartë (senati). Krijimi i këtij organi në Shqipëri parashikohej për herë të parë në «Statutin Organik…» (1914) me emrin Asambleja Kombëtare, e cila do të kishte kornpetenca shumë të kufizuara. Asambleja Kombëtare në atë kobë nuk u krijua për shkak të gjendjes së brendshme dhe të filiimit të Luftës së Parë Botërore.
Organi i parë përfaqësues me funksionet e parlamentit në Shqipëri ishte Këshilli Kombëtar që doli ngaKongresi i Lushnjës dhe veproi deri në fund të v. 1920. Në fillim të v. 1921 u bënë zgjedhjet e reja për Këshillin Kombëtar (parlamentin) me 75 deputetë. Këshilli Kombëtar u bë arenë e luftës së ashpër politike midis forcave përparimtare, demokratiko-borgjeze dhe forcave reaksionare. Në v. 1922 parlamenti miratoi «Statutin e zgjeruar të Lushnjës». Në bazë të tij Këshilli Kombëtar kishte kompetenca të gjera e të rëndësishme. Ushtrimi i tyre praktik i ;epte atij tiparet e një parlamenti demokratiko-borgjez. Gjatë «republikës» zogiste (1925-1928) parlamenti shqiptar përbëhej nga dy dhoma: Dhoma e Deputetëve me 57 veta dhe Senati me 18 veta, të cilat mblidheshin në të njëjtën kohë. Krijimi i parlamentit kishte për qëllim t’i jepte regjimit një pamje të gënjeshtërt demokratizmi. Në ?akt atje bënin pjesë vetëm elementë reaksionarë, përfaqësues të klasave sunduese çifligaro-borgjeze. Dhoma e deputetëve i nënshtrohej një kontrolli të dyfishtë nga Senati dhe nga Kryerari i Republikës. Në periudhën e monarkisë zogiste (1928-1939) parlamenti përbëhei nga një dhomë e vetme me 57 deputetë, e cila shërbente për t’i dhënë një pamje parlamentare mbretërisë absolute zogiste. Parlamenti ishte drejtpërdrejt nën varësinë dhe kontrollin e A. Zogut, i cili kishte të drejtë të -ezullonte punimet e tij ose ta shnërndante.
(A.Lu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Parlamenti