PARMENDA


PARMENDA
✤ Vegël prej druri për punimin e tokës, e tërhequr nga kafshë. Përbëhet nga përdhesi me plorin që çan tokën, veshëza ose llapari çë shërben për të hedhur dheun anash, shtiza “ë lidhet me zgjedhën e bashkohet nga shpatëza me përdhesin dhe doraku për pendarin. Dëshminë e parë për përdorimin e saj në vendin tonë e kemi nga fshati Tren i Korçës, ku është gjetur një pitos i shek. III p.e.r. në grykën e të cilit është vizatuar me gërricje një P. Kësaj kohe i përket edhe një monedhë e prerë në Durrës, që ka në anën e prapme një P. Në një stelë të shek. IV e.r. të zbuluar në fshatin Karbunarë (Vlorë) është gdhendur gjithashtu një P.

që ndryshon në formë nga dy të parat. P. e përdorura nga bujqit shqiptarë janë të dy tipave kryesorë: me veshëza dhe me llapar. Tipi i P. me veshëza përdorej në pjesën më të madhe të vendit, nga trevat më J të banuara nga shqiptarë e deri në kufijtë e zonës etnografike të Dukagjinit e Malësisë së Madhe në V. Në këtë tip dallohen disa variante si: P. mali, P. e Korçës ahe ajo e Shkodrës, të cilat ndryshojnë nga mënyra e lidhjes së shtizës në përdhes. Tipi i P. me llapar shtrihet në trevën malore të Shqipërisë V në Rrafshin e Dukagjinit, në Fushë Kosovë dhe në fshatrat e banuara nga shqiptarët në Malin e Zi. Karakteristikë e tij është një pjesë druri në formë lopate ose kurriz peshku e vendosur mbi përdhes, që shërben për ndarjen e dheut të çarë nga plori në dy pjesë. Të dy tipat e P. punoheskin zakonisht brenda ekonomisë shtëpiake dhe përdoreshin nga burrat. Për tërheqjen e P. janë përdorur kryesisht qetë, por edhe buajt.

(S.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Parmenda


[cite]