PATRIARKALIZMI
✤ Sistem i koncepteve, zakoneve e qëndrimeve prapanike që shprehin, përligjin e mbrojnë sundimin e më plakut ose të burrit brenda dhe jashtë familjes dhe që pengojnë lindjen e zhvillimin e normave të reja socialiste në familje dhe në sferat më të ndryshme t§ punës e të jetës. Formimi i tyre ka nisur me shfaqjen e familjes patriarkale, që si njësi bazë ekonomike, ka ekzistuar për një kohë të gjatë në historinë e popullit tonë dhe mbeturinat e së cilës arrijnë deri në socializëm, me gjithë shpërbërjen e madhe që ajo ka pësuar. Shpërbërja e familjeve patriarkale gjatë viteve të pushtetit popullor, krijimi i familjes së re socialiste si dhe edukimi komunist i masave punonjëse u ka dhënë një goditje vendimtare koncepteve, zakoneve e qëndrimeve patriarkale. Megjithëkëtë mbeturina të koncepteve, të zakoneve e qëndrimeve patriarkale shfaqen edhe sot te njerëz të veçantë, në ndërgjegjen dhe veprimtarinë e tyre të përditshme, sidomos në qëndrimin ndaj gruas dhe brezit të ri. Ato shprehen në mosmarrjen parasysh të personalitetit në rritje të gruas e të të rinjve, në pengesat që nxirren për afirmimin e këtij personaliteti, në injorimin e dëshirave dhe të kërkesave të drejta e përparimtare të tyre, në nënvleftësimin e aftësive, mundësive e përvojës së brezit të ri. Por ato shfaqen edhe në formën e mheturinave të «fisit», «gjakut», «familjes së madhe» që çojnë në shkeljen e normave të jetës shoqërore socialiste. Lufta kundër këtyre shfaqjeve të patriarkalizmit që mori vrull të madh sidomos pas fjalës së sh. Enver Hoxha të shkurtit 1967 si shprehje e luftës së klasave në fushën ideologjike është një kusht i rëndësishëm për emancipimin e gjithanshëm të njeriut të shoqërisë socialiste dhe i hap rrugën së resë. Prandaj vetë masat punonjëse, të edukuara e të udhëhequra nga Partia, të përfshira në proeesin e thellimit të revolucionit ideologjik e kulturor që zhvillohet në vendin tonë, po luftojnë për çrrënjosjen e mëtejshme të këtyre mbeturinave të patriarkalizmit.
(I.LI.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Patriarkalizmi
[cite]