PERHONDIA


PERHONDIA
✤ Fshat në rrethin e Beratit afër Q. Stalin (J). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Tapi, Goraj, Velagosht, popullsia gjithsej 8000. P. njihet si vendbanim që në periudhën ilire. Nga një manastir i mesjetës së hershme ka mbetur kisha e Shën Kollit e shek. XI. Është bazilikë trenefëshe, narteks, pjesërisht rindërtuar në shek. XIII, kur u ngrit kambanarja, njëra nga më të hershmet në Shqipëri. Është e stilit hizantin, me ndërtim arkitekturor krejt origjinal. Fshatarët e P. morën pjesë në revolucionin e vitit 1924, në shkurt 1936 këtu u mblodh këshilli i shoqërisë «Puna» që shpalli grevën e Kuçovës. Nga banorët e P. kishte punëtorë të naftës, prej tyre pati komunistë në eelulën e PKSH fë Kuçovës. P. u çlirua më 18.10.1944.Më 7.11.1948 u ngrit e para koop. bujqësorë në rrethin e Beratit. Është qendër e KTL (1974) «Enver Hoxha». KTL ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, bimëve industriale, frutave e perimeve. Më 1983 mori 4Qkv/ha grurë në gjithë sipërfaqen dhe 58 kv/ha në zonën e intensifikuar. Velagoshti malor mori 35 kv/ha, ndërsa Tapia 60 kv/ha. Rriten gjedhët e shpendët. Rezervuari i Gorajt ujit 400 ha.

P. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpinë e kulturës, muzeun, qendrën shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Perhondia


[cite]