PERIDOTITI
✤ Shkëmb intruziv ultrabazik i përbërë kryesisht nga olivina e nga pak minerale të tjera bazike si piroksene, amfibole e mika. Përmban shumë pak feldspate. Ka strukturë kristalore-kokrrizore e zakonisht ngjyrë të gjelbër. Është shkëmbi më i përhapur i mantelit të sipërm të Tokës. Në Shqipëri P., në trajtë shkëmbi të freskët e të pandryshuar, ndeshet në pjesët më të thella të masiveve të shkëmbinjve ultrabazikë, ndërsa në sipërfaqe ka pësuar ndryshime metamorfike dhe është kthyer në serpentinit (shih). (Dh.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Peridotiti
[cite]