PERIUDHA E KALIMIT NGA KAPITALIZMI NË KOMUNIZËM


PERIUDHA E KALIMIT NGA KAPITALIZMI NË KOMUNIZËM
✤ Periudhë e tërë historike që fillon me marrjen e pushtetit politik nga klasa punëtore, me vendosjen e diktaturës së proletariatit, dhe përfundon me kalimin në komunizëm. Domosdoshmëria e kësaj periudhe kushtëzohet nga veçoritë e lindjes së marrëdhënieve socialiste në prodhim dhe të ndërtimit të socializmit, si fazë e parë e komunizmit. Përmbajtja themelore e kësaj periudhe është: lufta klasore ndërmjet rrugës socialiste të zhvillimit dhe asaj kapitaliste; zhdukja e pronës private dhe vendosja e pronës socialiste mbi mjefet e prodhimit në qytet e në fshat; ndërtimi i bazës ekonomike e materialo-teknike të socializmit; krijimi i sistemit të vetëm socialist të ekonomisë; zhdukja e klasave shfrytëzuese dhe e shfrytëzimit të njeriut prej njeriut; zhdukja e klasave në përgjithësi dhe e gjithë dallimeve klasore; krijimi e edukimi i njeriut të ri me ndërgjegje e moral komunist; përgatitja e të gjitha premisave politike, ideologjike e ekonomiko-shoqërore që kërkon kalimi në komunizëm. Revizionistët modernë shtrembërojnë teorinë marksiste-leniniste dhe përvojën revolucionare për periudhën e kalimit nga kapitalizmi në komunizëm. Ata predikojnë se kjo periudhë përfundon me ndërtimin e bazës ekonomike të socializmit,. se gjatë kësaj periudhe nuk zhvillohet lufta. klasore midis dy rrugëve të zhvillimit, se nuk. ekziston rreziku i rivendosjes së kapitalizmit, se marrëdhëniet socialiste në prodhim mund të vendosen edhe duke ruajtur pushtetin e borgjezisë kombëtare, ato mund të lindin në gjirirr e shoqërisë kapitaliste dhe se ky proces mund tërealizohet shkallë-shkallë, pa shndërrime revolucionare të marrëdhënieve të vjetra ekonomiko-shoqërore. Synimi i tyre është të përligjin «teorikisht» rrugën kapitaliste të zhvillimit. (M.Ço.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Periudha E Kalimit Nga Kapitalizmi Në Komunizëm


[cite]