PERKOJA
✤ Bimë foragjere njëvjeçare e familjes. kryqore (Cruciferae) me rrënjë boshtore, me kërcell të degëzuar deri 1.5 m i lartë, me gjethet mishtake me rrudha, të cilat veshin kërcellin, me lulesa melth, lule të verdha, me fryt silik me farë të vogël, të rrumbullakët të errët. P. rrjedh. nga kryqëzimi i Brassica rapa (rrepa) ose B. campestris (ravizoni) dhe B. sincensis. Në fillim nxjerr gjethe që arrijnë 40-50 cm e japin prodhimin e parë për kositje, kërceili formohet në pranverë. Kur mbillet në shtator, lulëzon mbas 180 ditë dhe e pjek farën mbas 240 ditë. P. është bimë me areal të gjerë klimatik, duron -18°C. Në bujqësinë tonë’ u kultivua nga v. 1970, duke zëvendësuar kolzën sepse prodhon më shumëgjethe, përtërihet më shpejt, nuk drunjëzohet dhe nuk lulëzon herët. Mbillet si hasëll në vete ose e bashkëshoqëruar, kositet në nëntor-dhjetor e mars-prill. Përdoret si ushqim për bagëtinë, si njomishte ose silazh, por në sasi të mëclha prish shijen e qumështit. Përmban 10% lëndë të thatë,. 2% proteina, 1 kg njomishte = 0.1 Nj.u. Për prodhim fare mbillet në tetor, . zakonisht korret një herë, në qershor.

(A.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Perkoja


[cite]