PERLATI
✤ Fshat në rrethin e Mirditës, në V të pellgut të Matit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Shebe, Perlati i Epërm, popullsia gjithsej 2884 banorë. Është fshat i lashtë,. dëshmohet nga të dhënat arkeologjike si vendbanim që nga periudha e neolitit. Në mesjetë ishteqendër e principatës së Dukagjinëve. U çlirua më 27.8.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1964. P. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër, e formuar më 1968. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rritjen e perimeve dhe të frutave. P. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, njësi tregtare e komunale. Pranë fshatit ndodhen dy miniera bakri: e Rrënjollës dhe ePerlatit të Epërm.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Perlati
[cite]